Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 04.07.2019, Ora 18:00, me rend dite:
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qarku Elbasan, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Elbasan, Qarku Elbasan, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, Qarku Lushnje, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Lushnje, Qarku Lushnje, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.1 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Emigracioni Shqiptar”.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.