Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për miratimin e gazetarëve të televizionit ZDF, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit ZDF, për akreditimin e 2 gazetarëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Zjarr, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit Zjarr, për akreditimin e 3 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për një shtesë në vendimin nr.840 “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit Report, për akreditimin e 6 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e gazetarëve të televizionit Kanal 5 Maqedoni, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit Kanal 5 Maqedoni, për akreditimin e 2 gazetarëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e ekipi të Agjensisë Reuters, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Agjensisë Reuters, për akreditimin e 3 gazetarëve/fotoreporterëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Austriake, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Ambasadës Austriake, për akreditimin e 4 vëzhguesve afatshkurtër dhe 2 përkthyesve, për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
- “Për miratimin e përfaqësuesve të Agjensisë së lajmeve Kosova Press, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Agjensisë së lajmeve Kosova Press, për akreditimin e 2 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendi të numërimit të votave të ZAZ nr.6, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.