Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e raporteve të auditëve teknicien z. Armand Teliti dhe z. Ened Kërcini, “Mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, Maj 2015”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”, si dhe raportin shtesë të auditit z. Arman Teliti të paraqitur më datë 26 maj 2015. KQZ vendosi që gjetjet dhe rekomandimet e dy raporteve të auditëve, t’i kalojnë Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Gjithashtu, KQZ vendosi që raporti shtesë i z. Teliti t’i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme për hetime të thelluara.

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e përdorimit të mjetit të posacëm të votimit, i cili mundëson zgjedhësit e verbër për të lexuar fletën e votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projekt-vendimin, “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatët për kryetar, Bashkia Dibër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projekt-vendimin, “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatët për anëtar në këshillin Bashkiak Dibër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të disa KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.