Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
- “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e institutit Demokratik Amerikan për akreditimin e 9 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
- “Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e KSHH për akreditimin e 17 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
- “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, Qendra Kombinat, për akreditimin e 12 vëzhguesve afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.