Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet:
- Raporti final i auditëve teknicien “Për mbikëqyerjen e procesit të hartimit të listave të zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. Gjetjet dhe rekomandimet e auditëve teknicien do t’i përcillen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
- “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Qendrës për Prespektivë Europiane”, për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Qendrës për Prespektivë Europiane (CEP) për akreditimin e 3 vëzhguesve afatshkurtër, për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
- “Për miratimin e vëzhguesit të medias RTK- Radio Televizioni Kosovës, për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për akreditimin e një gazetari, për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
- “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Republika e Kosovës, për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë, për akreditimin e 9 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
- “Për miratimin e Manualit të Punës së KZAZ dhe GNV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Manualin e Punës së KZAZ dhe GNV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e Manualit të trajnimit të KZAZ-së, pjesa e dytë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Manualin e Trajnimit të Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor, pjesën e dytë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarve të KZAZ nr.02,03,04,05,72,77 dhe sekretarëve të KZAZ nr.05, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar Bashkia Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për kandidat për Kryetar në zonën zgjedhore Bashkia Kamëz si më poshtë:
- Rakip Suli
- Ylber Gjetja
- “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për këshillin e bashkisë në Fushë-Arrëz, Vau-Dejes, Krujë, Pogradec, Tiranë, Durrës, Lezhë, Memaliaj, Skrapar, Mirditë, Devoll, Dibër, Gramsh, Tepelenë, Maliq, Cërrik, Belsh, Klos, Kuçovë, Mat, Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për:
- Bashkia Fushë-Arrëz, Qarku Shkodër
- Bashkia Vau-Dejës, Qarku Shkodër
- Bashkia Krujë, Qarku Durrës
- Bashkia Pogradec, Qarku Korçë
- Bashkia Tiranë, Qarku Tiranë
- Bashkia Durrës, Qarku Durrës
- Bashkia Lëzhë, Qarku Lezhë
- Bashkia Memaliaj, Qarku Gjirokastër
- Bashkia Skrapar, Qarku Berat
- Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë
- Bashkia Devoll, Qarku Korçë
- Bashkia Dibër, Qarku Dibër
- Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan
- Bashkia Tepelenë, Qarku Gjirokastër
- Bashkia Maliq, Qarku Korçë
- Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan
- Bashkia Belsh, Qarku Elbasan
- Bashkia Klos, Qarku Dibër
- Bashkia Kuçovë, Qarku Berat
- Bashkia Mat, Qarku Dibër
- Bashkia Elbasan, Qarku Elbasan
- Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimi e procedurave për dhënien e mandatit kandidatiëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiakë, si më poshtë:
Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, znj. Klaudia Molla
Qarku Berat, Bashkia Ura-Vajguror, znj. Anila Lila
- “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së nr.61, Qarku Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë z. Skënder Gjinushi”. KQZ vendosi zëvëndësimin e emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, z. Skënder Gjinushi me emrin e personit të kooptuar, z. Engjell Bejtaj.