Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e diel, më datë 26.05.2019, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt – vendimeve:

  1. “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarve të KZAZ nr.07, nr.60, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  3. “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.2, të subjektit ‘Bindja Demokratike’ me objekt ‘Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.46, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Cerrik, znj. Merita Xhika’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

 

 

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.