Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri dhe Nënkryetari z. Denar Biba, pritën në një takim delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR-it.
Delegacioni i OSBE/ODIHR-it kryesohej nga Ambasadorja Audrey Glover, dhe përbëhej nga z. Stefan Szwed, Zv/Shefi i Misionit, znj. Svetlana dhe z. Alexey Gromov, Këshilltarë për Zgjedhjet.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Misionit me Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore, të datës 30 qershor 2019.
Vizita e Misionit të OSBE/ODIHR ndërmerret në përgjigje të ftesës së bërë nga qeveria shqiptare, për të vëzhguar zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe në përputhje me mandatin e OSBE/ODIHR-it.