NJOFTIM
Për përfundimin e procedurës të shpallur lëvizje paralele për pozicionin e punës, Përgjegjës Sektori për Edukimin e Zgjedhësve në DKZTEZ, pa kandidatë.
Për procedurën e shpallur lëvizje paralele për pozicionin e punës Përgjegjës i Sektorit të Edukimit të Zgjedhësve, në DKZTEZ, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit, procedura mbyllet pa kandidatë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26 ” Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët, apo të mesme drejtuese ”, VKM nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, nëse rezulton të mos ketë kandidatura, do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, ngritje në detyrë, si dhe me procedurën e hapur edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil që plotësojnë kërkesat e veçanta për këtë vend pune.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë më 16.03.2018