Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 31.07.2017, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

 

A.Shqyrtimi i projekt vendimeve,

1. Për caktimin e sasisë së fondit publik që do tu shpërndahet partive politike pjesmarrëse në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qershor 2017.
2. Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhor për fushatën zgjedhore, për Zgjedhjet për Kuvend 2017.
3. Për shqyrtimin e ankimit administrativ të partisë “Lista e Barabartë” Nr.5226 Prot., datë 24.07.2017.

B.Shqyrtimi i projekt aktit     

1. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit  nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.