Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimet, “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partive”:
1- Partia Socialiste e Shqipërisë
2- Partia Social Punëtore Shqiptare
3- Partia Shqiptare Atdheu
4- Partia Demokratike e Bashkimit Myslyman Shqiptar
5- Partia e Unitetit Kombëtar
6- Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
– Projekt-Regulloren, “Për miratimin e Rregullores për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 09.04.2015