NJOFTIM PËR PUNËSIM
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të Vendimit nr.12, datë 21.01.2015 “Për miratimin e strategjisë së trajnimit të komisionerëve zgjedhorë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2015”, kërkon të punësojë:
A. 52(pesëdhjetë e dy) trajnerë për trajnimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), sipas qarqeve dhe bashkive respektive, listuar në tabelën si më poshtë:
Nr
Qarku
Bashkia/Njësia Administrative
Nr. trajnuesve
1
Shkodër
Shkodër
3
Malsi e Madhe
1
2
Kukës
Kukës dhe Has
1
Tropojë
1
3
Lezhë
Lezhë
1
Kurbin
1
Mirditë
1
4
Dibër
Dibër dhe Bulqizë
1
Mat
1
5
Durrës
Durrës dhe Shijak
3
Krujë
1
6
Tiranë
Tiranë
9
Kavajë
1
7
Elbasan
Elbasan
4
Librazhd
1
Gramsh
1
8
Fier
Fier
4
Lushnje
2
9
Berat
Berat
2
Skrapar
1
10
Korçë
Korçë
2
Kolonjë
1
Pogradec
1
11
Gjirokastër
Gjirokastër
1
Tepelenë
1
Përmet
1
12
Vlorë
Vlorë
3
Sarandë
1
Delvinë
1
Numri në Total
52
B. 280 trajnerë për trajnimin e anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit (KQV) në numër respektiv sipas bashkive në qarqet respektive, listuar si më poshtë:
1. Qarku Berat 17 (shtatëmbëdhjetë) trajnues
a) Bashkia Berat, 13 (trembëdhjetë) trajnues;
b) Bashkia Skrapar, 4 (katër) trajnues;
2. Qarku Dibër 13 (Trembëdhjetë) trajnues
a) Bashkia Dibër, 6 (Gjashtë) trajnues;
b) Bashkia Bulqizë, 3 (Tre) trajnues;
c) Bashkia Mat, 4 (katër) trajnues
3. Qarku Durrës 22 (Njëzetë e dy) trajnues
a) Bashkia Durrës, 18 (Tetëmbëdhjetë) trajnues;
b) Bashkia Krujë, 4 (katër) trajnues;
4. Qarku Elbasan 30 (Njëzetë e nëntë) trajnues
a) Bashkia Elbasan, 22 (Njëzetë e katër) trajnues;
b) Bashkia Gramsh, 3 (Tre) trajnues;
c) Bashkia Librazhd, 5 (Pesë) trajnues
5. Qarku Fier 30 (Tridhjetë) trajnues
a) Bashkia Fier, 16 (Gjashtëmbëdhjetë) trajnues;
b) Bashkia Lushnje, 11 (Njëmbëdhjetë) trajnues;
c) Bashkia Mallakastër, 3 (Tre) trajnues
6. Qarku Gjirokastër 12 (Dymbëdhjetë) trajnues
a) Bashkia Gjirokastër, 6 (Gjashtë) trajnues;
b) Bashkia Tepelenë, 3 (Tre) trajnues;
c) Bashkia Përmet, 3 (Tre) trajnues
7. Qarku Korçë 22 (Njëzetë e dy) trajnues
a) Bashkia Korçë, 13 (Trembëdhjetë) trajnues;
b) Bashkia Kolonjë, 2 (Dy) trajnues;
c) Bashkia Devoll, 2 (Dy) trajnues;
d) Bashkia Pogradec 5 (Pesë) trajnues
8. Qarku Kukës 10 (Dhjetë) trajnues
a) Bashkia Kukës, 5 (Pesë) trajnues;
b) Bashkia Has, 2 (Dy) trajnues;
c) Bashkia Tropojë 3 (Tre) trajnues
9. Qarku Lezhë 13 (Trembëdhjetë) trajnues
a) Bashkia Lezhë, 6 (Gjashtë) trajnues;
b) Bashkia Mirditë, 3 (Tre) trajnues;
c) Bashkia Kurbin 4 (Katër) trajnues
10. Qarku Shkodër 22 (Njëzetë e dy) trajnues
a) Bashkia Shkodër, 16 (Gjashtëmbëdhjetë) trajnues;
b) Bashkia Malsi e Madhe, 4 (Katër) trajnues;
c) Bashkia Pukë 2 (Dy) trajnues
11. Qarku Tiranë 68 (Gjashtëdhjetë e tetë) trajnues
a) Bashkia Tiranë, 60 (Gjashtëdhjetë e gjashtë) trajnues;
b) Bashkia Kavajë, 8 (Tetë) trajnues;
12. Qarku Vlorë 21 (Njëzetë e një) trajnues
a) Bashkia Vlorë, 15 (Pesëmbëdhjetë) trajnues;
b) Bashkia Sarandë, 5 (Pesë) trajnues;
c) Bashkia Delvinë, 1 (Një) trajnues
C. 90 trajnues trajnerë për trajnimin e anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave (GNV), si vijon:
1. Qarku Berat, 5 (pesë) trajnues;
2. Qarku Dibër, 3 (Tre) trajnues;
3. Qarku Durrës, 7 (Shtatë) trajnues;
4. Qarku Elbasan, 10 (Dhjetë) trajnues;
5. Qarku Fier, 10 (Dhjetë) trajnues;
6. Qarku Gjirokastër, 4 (Katër) trajnues;
7. Qarku Korçë, 8 (Tetë) trajnues;
8. Qarku Kukës, 3 (Tre) trajnues;
9. Qarku Lezhë, 4 (Katër) trajnues;
10. Qarku Shkodër 8 (Tetë) trajnues;
11. Qarku Tiranë, 19 (Nëntëmbëdhjetë) trajnues;
12. Qarku Vlorë, 9 (Nëntë) trajnues
D. Kriteret e përzgjedhjes dhe vlerësimit të trajnuesit:
1. Të jetë me arsim të lartë, avantazh jurist dhe eksperienca si trajnues i KQZ-së;
2. Të kenë njohuri për Kodin Zgjedhor, detyrat dhe përgjegjësitë e komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë;
3. Të jetë me vendbanim brenda qarkut, ku ata do të përfshihen si trajnerë të komisionerëve zgjedhorë (KZAZ, KQV, GNV);
4. Të mos jetë i zgjedhur në organet drejtuese qendrore apo vendore të partive politike;
5. Të mos jetë kandidat për kryetar/këshilltar bashkie;
6. Të mos jetë në detyrë në strukturat e organeve të Policisë së Shtetit dhe ushtarakë aktiv si dhe Shërbimit Informativ;
7. Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
8. Të mos jetë i dënuar administrativisht për shkelje të dispozitave, të cilat lidhen me zgjedhjet apo të jenë përjashtuar nga shërbimi civil;
9. Të ketë aftësi komunikimi manaxhimi dhe raportimi, të përdorë lehtësisht programet bazë kompjuterike.
E. Dokumentacioni që duhet paraqesë aplikanti për trajnues:
1. Kërkesë adresuar KQZ-së me të cilën kërkon për t’u angazhuar si trajnues ku të specifikohet qarku dhe bashkia respektive ku kërkon të jetë trajnues (e nënshkruar);
2. Curriculum Vitae (CV);
3. Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar);
4. Vërtetim pune, nëse është i punësuar;
5. Kopje të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim/kartë identitetit), kopje;
6. Çertifikatë personale ose vërtetim nga njësia administrative për vendbanimin;
7. Çertifikatë trajnimi ose dokument tjetër, që vërteton eksperiencën si trajnues (nëse ka);
8. Deklaratë, e firmosur, për përmbushjen e kritereve të përzgjedhjes, pikat 3, 4, 5, 6, dhe 7.
F. Aplikimi
Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet brenda datës 10.02.2015, në Zyrën e Protokollit të KQZ-së, personalisht ose nëpërmjet shërbimit postar.
Të gjithë aplikantët që kanë dorëzuar dokumentacionin në KQZ brenda datës 10.02.2015, do të intervistohen nga administrata e KQZ-së, për njohuritë e Kodit Zgjedhor, si dhe aftësitë teknike, profesionale, metodologjike, komunikim/manaxhim të punës në grup. Intervistat do të zhvillohen në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në datat 14, 15, 16 Shkurt 2015, në oraret 08:00-16:00.
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen në përfundim të kryerjes së procedurave përzgjedhëse ( vlerësimit të dokumentacionit dhe rezultateve të intervistës).
Afati i punësimit do të jetë rast pas rasti 6 (gjashtë) deri në 12 (dymbëdhjetë)ditë.