REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

Njoftim për vend pune

Shpallje për lëvizjen paralele për plotësimin e vendit të lirë të punës në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në pozicionin “specialist (inspektor) në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimeve dhe Edukimit të Zgjedhësve”.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, neni 25, pika1, si dhe kreu VI”Lëvizja paralele brenda së të njejtës kategori”,të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.143, datë, 12.03.2014, “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë shpall procedurën e lëvizjes paralele, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive IV-A (ish III-b), për vendin e punës në pozicionin, Specialist (inspektor) në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore,Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve.

· Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:
1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori.
2. Të mos ketë masë displinore në fuqi.
3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.

· Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

1. Jep hollësi në dinamikë mbi bazë të mbikqyrjes, kontrollit, inspektimit në terren për procesin e ngritjes, organizimit dhe funksionimit të komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor;
2. Administrimi i informacionit të saktë dhe të dokumentuar, dhe hartimi i bazës së të dhënave, për KZAZ-të, vendndodhjen e tyre, adresën e zyrës, numrin e telefonit, faksit, adresa e-mail dhe numra telefoni të anëtarëve), dokumentacionit për anëtarësinë e tyre, propozimet për lirim/emërimet e anëtarëve dhe vendimarrja e KQZ-së lidhur me to.
3. Kontrolli i respektimit të afateve ligjore nga KZAZ në realizimin e vendimmarrjes sipas fushës së kompetencave të tyre. Paraqitja e raporteve periodike për këtë proces (me shkrim).
4. Sigurimi i informacionit të saktë dhe të dokumentuar për administrimin e procesit zgjedhor në nivel të dytë, dhe administrimi në rrugë elektronike i kopjeve të akteve të KZAZ me të cilat disponohen emërimet e komisionerëve të nivelit të tretë, menjëherë pas miratimit në rrugë elektronike. Krijimi i bazës së të dhënave për burimet njerëzore që emërohen në këto struktura (KQV).
5. Dërgimi në KZAZ, menjëherë pas miratimit të tyre, të vendimeve dhe udhëzimet e KQZ-së;
6. Jep asistencë për KZAZ-në për interpretim/qartësim të kuadrit nënligjor rregullator;
7. Jep hollësi për përgatitjen dhe hartimin e projektakte, apo ndryshime në aktet ekzistuese, sipas fushës së detyrave të drejtorisë;
8. Administron në KQZ dokumentacionin e kandidimit të paraqitur në KZAAZ nga subjektet zgjedhore në zgjedhjet vendore;
9. Përgatit dhe shpërndan dokumentacionin e punës për KZAZ-të;
10. Verifikimi i ambienteve dhe paraqitja e raporteve me shkrim për ambientet private të propozuara nga Kryetari I njësive të Qeverisjes Vendore për caktimin e QV,e për të cilat KQZ të japë autorizimin;
11. Kontrollon dhe koordinon punën me inspektorët Rajonalë.Administron raportet e Inspektorëve Rajonalë pas përmbylljes së procesit,dhe përgatit mbi bazën e tyre raportet për tipologjitë e problematikave të evidentuara ,klasifikuar sipas llijit dhe kohës.
12. Kontribuon në koordinimin e punës mes KQZ-KZAZ-Zyrave Rajonalë Zgjedhore,për realizimin me sukses të trajnimit të komisionerëve zgjedhorë të nivelit të dytë e të tretë.

Kushte të veçanta

a. Arsimi: Master Profesional, në shkencat shoqërore, prioritet fakulteti juridik.
b. Pervoja: Eksperiencë në punë jo më pak se 1 vit në nivel ekzekutiv.
c. Të ketë njohuri të gjera të legjislacionit, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike e analitike, njohuri shumë të mira të procedurave administrative, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje e për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, aftësi për të punuar nën presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.
d. Të njohë dhe zotërojë shumë mirë, në të folur dhe me shkrim gjuhën angleze.

· Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale,
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
– Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
– Aktin e emërimit si nëpunës civil.
– Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
– Fotokopje librezës së punës.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Fotokopje të kartës së identitetit.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 01.04.2015.

Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datën 06.04.2015 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së (salla e mbledhjeve) në datën 21.04.2015, ora 10.00.

· Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqiperisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Procedurave Administrative;
– Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
– Rregulloren e Brendshme te KQZ-së.

· Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), 5 pikë për vlerësimet pozitive.
b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin “Specialist (inspektor) në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve”.
Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 13, të kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.143, datë, 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

Kantidati fitues do të shpallet në datën 23.04.2015.
Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 23.04.2015.
Për sqarime të metejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik 0692893889, ose në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Pallati i Kongreseve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.