NJOFTIM

Për listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta, për konkursin Specialist në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimeve dhe Edukimit të Zgjedhësve.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore njofton se për konkursin e shpallur, lëvizje paralele, për pozicionin e lirë të punës, Specialist në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimeve dhe Edukimit të Zgjedhësve, pas verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët, u konstatua se përmbushin kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim,kandidatët si më poshtë:

1. zj. Arlinda Muja

2. z. Endri Mullaj

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut VI, pikës 14, konkurimi – intervista me gojë do të zhvillohet në datën 21.04.2015, në orën 10.00.