NJOFTIM PËR VEND PUNE

I. Lëvizje paralele për kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, neni 25, pika 1, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se;
Në Administratën e tij ka një vend të lirë pune për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive IV-A (ish III-b), në pozicionin Specialist IT, pranë Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit.

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë;
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon.
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
– Të ketë të paktën një vlerësim pozitv, “mirë” apo “shumë mirë”.
– Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
1. Hartimi i kërkesave dhe specifikimeve teknike për dizenjimin e moduleve/programeve përkatëse kompjuterike për administrimin e informacionit zgjedhor.
2. Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për raportet që duhet të dalin nga baza e të dhënave.
3. Përgatitja e modeleve që përdoren nga Komisionet e Administrimit Zgjedhor dhe Grupet e numërimit për hedhjen, konsolidimin dhe transmetimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe materialet trajnues për plotësimin e tyre.
4. Testimi i programeve aplikative sipas nevojave të paraqitura dhe nxjerrja e problemeve për përmirësimin e tyre.
5. Hartimi i dokumentacionit të duhur për përdorimin e programeve aplikative, si dhe për mundësinë e përmirësimit edhe nga persona të tretë të këtyre programeve.
6. Përpunimi i të dhënave për rezultatet dhe informacionet e tjera zgjedhore.
7. Përgatitja e përpunimi i të dhëna të tjera statistikore për ecurinë e punës në bazën e të dhënave.
8. Përgatitja e prototipeve grafike dhe ndekja e realizimit të tyre për përgatitjen e buletinit zgjedhor.
9. Trajnimi i specialistëve të përkohshëm dhe operatorëve në përdorim të programeve aplikative si dhe në administrimin e bazës së të dhënave.

Kërkesat e veçanta për këtë pozicion pune;
1. Arsim të lartë, master profesional, në një nga degët, Informatikë ose Shkenca Kompjuterike dhe të lidhura me to.
2. Eksperiencë në punë jo më pak se 1 vit në nivel ekzekutiv.
3. Të njohë gjuhën angleze.
4. Të ketë njohuri për teknologjinë e informacionit dhe veçanërisht për përpunim bazash të dhënash, njohuri të demostruara në konceptin, dizenjim dhe zhvillim aplikacionesh në baza të dhënash relacionale si dhe njohuri në rrjetet informatike lokale (LAN), aftësi për të identifikuar dhe qartësuar cështje e për të dhënë mendime alternative të mbeshtetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga perzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, aftësi për të punuar nën presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.

Konkurimi do të bazohet në njohuritë për;
– Specialitetin
– Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
– Rregulloren e Brendshme të KQZ-së;

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale, si më poshtë;
Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
1. Një kopje të jetëshkrimit.
2. Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
3. Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njehsuar pranë Ministrisë së Arsimit.
4. Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
5. Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
6. Aktin e emërimit si nëpunës civil.
7. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
8. Fotokopje e librezës së punës.
9. Certifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
10. Fotokopje të kartës së identitetit.

Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 06.12.2015.

Në datën 09.12.2015, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të saj.
Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.Dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.
Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 23.12.2015, në ambientin (sallën e mbledhjeve) të Institucionit të KQZ-së, në orën 10:00.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 25.12.2015.
Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 28.12.2015.
Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurimi do të vazhdojë sipas Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

II. Pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV, neni 22, “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, njoftojmë se në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka një vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive IV-A (ish III-b), në pozicionin, Specialist IT, në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar.

• Arsim të lartë, master profesional, në një nga degët, Informatikë ose Shkenca Kompjuterike dhe të lidhura me to.
• Eksperiencë në punë jo më pak se 1 vit në nivel ekzekutiv.
• Të njohë gjuhën angleze.
• Të ketë njohuri për teknologjinë e informacionit dhe veçanërisht për përpunim bazash të dhënash, njohuri të demostruara në konceptin, dizenjim dhe zhvillim aplikacionesh në baza të dhënash relacionale si dhe njohuri në rrjetet informatike lokale (LAN), aftësi për të identifikuar dhe qartësuar cështje e për të dhënë mendime alternative të mbeshtetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga perzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, aftësi për të punuar nën presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza:

Faza e parë,

1. Verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, brenda 10 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacionit.

Faza e dytë,
1. Vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
2. Vlerësimi me shkrim;
3. Intervista e strukturuar me gojë.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
– Të jetë shtetas shqiptar.
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

– Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

d) Kandidatët duhet të dërgojnë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, këto dokumenta:

– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Një numër kontakti dhe adresen e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
– Fotokopje e librezës së punës e plotësuar.
– Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
– Certifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Fotokopje të kartës së identitetit.

dh) Pranimi i dokumenteve do të bëhet deri në datën 11.12.2015.

e) Në datën 15.12.2015, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së, dhe në stendën e informimit të publikut.
Ankesat nga kandidatët që nuk janë kualifikuar paraqesin ankesë me shkrim pranë Njësisë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

f) Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 06.01.2016, në mjediset e KQZ-së, në orën 10:00.
g) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
– vlerësimi i jetëshkrimit – 15 pikë,
– intervista e strukturuar me gojë – 25 pikë,
– testimi me shkrim – 60 pikë.
– Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

gj) Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 08.01.2016.

h) Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 08.01.2016.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numrin telefonik 0692893889, ose në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Pallati i Kongreseve, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Tiranë.
REND DITE Maximize
BARAZIA GJINORE Maximize
LISTA E ZGJEDHËSVE Maximize
GALERIA Maximize
LIDHJE TË TJERA Maximize
RRJETE SOCIALE Maximize