NJOFTIM

Për përfundimin e procedurës të shpallur, “Ngritje në Detyrë” për pozicionin e punës , Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore ju njofton se në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 25 dhe neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 22, për pozicionin “drejtor”, në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës procedura e testimit, “ngritja në detyrë” përfundoi për shkak të mosparaqitjes së dokumentacionit për testim nga asnjë kandidat.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve