Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fton dhe mirëpret pjesëmarrjen e çdo të interesuari, ditën e premte, më datë 17.10.2014, në qytetin e Lezhës, në sesionet e trajnimit të përgjithshëm dhe për funksione të veçanta të administrimit të zgjedhjeve, si dhe sesion edukimi për votuesit.
Veprimtaria, e cila do të zhvillohet në Bibliotekën e qytetit të Lezhës, trajton temat:
Ora 9:00-10:00 Sesion trajnimi për ngritjen/funksionim/detyrat e Komisionit Zonal të
Administrimit Zgjedhor (KZAZ);
Ora 10:30-11:30 Sesion trajnimi për ngritjen/funksionim/detyrat e Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV);
Ora 12:00-13:30 Sesion trajnimi për njohuri të përgjithshme për procesin zgjedhor “Sistemi zgjedhor, administrata zgjedhore, institucionet e ngarkuara me detyra nga Kodi Zgjedhor, cikli zgjedhor, roli i medias”;
Ora 14:00- 15:30 Sesion edukues: “Të votosh- vlerë e demokracisë- e drejtë dhe detyrë qytetare”.
Votues, komisioner apo vëzhgues i procesit zgjedhor të ardhshëm, njohuritë ligjore për të gjithë etapat dhe procedurat e procesit zgjedhor i shërbejnë rritjes së standarteve të procesit zgjedhor!
Skema e trajnimeve për zgjedhjet e pjeshme të datës 03.11.2013