Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme vendosi:
Sanksion administrativ me gjobë në vlerën 1.000.000 lekë për subjektet, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Fronti i Majte, Agron Demushi, Hristo Duci, Madalena Nikolli, Llazi Deti, Fatmir Shero, Gjon Pjetri, të cilët nuk kanë bashkëpunuar me auditët e emëruar nga KQZ, në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2015.
Sanksion administrativ me gjobë në vlerën 2.000.000 lekë për subjektet, Partia e Pajtimit Kombëtar dhe kandidatin e mbështetur nga zgjedhësit Luan Frrok Fufi, të cilët kanë refuzuar për të bërë transparent burimet e fushatës në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2015.