Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1- “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, për kandidatët për kryetar Bashkia Dibër, për zgjedhjet e pjesshme të datës 11 shtator 2016”. KQZ organizoi shortin dhe miratoi rezultatin e tij, ku rezultoi se, z. Muahrrem Rama, kandidat i koalicionit “ASHE”, do të renditet i pari në fletën e votimit dhe z. Sherefedin Shehu, kandidat i koalicionit “APPD”, do të renditet i dyti.
2- “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë e Dibrës të datës 11 Shtator 2016”.
KQZ vendosi akreditimin e 15 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin procesit zgjedhor.
3- “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë e Dibrës të datës 11 Shtator 2016”.
KQZ vendosi akreditimin e 15 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin procesit zgjedhor.
4- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.19, në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Dibër, të datës 11.09.2016”.
KQZ vendosi të caktojë Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 19, Bashkia Dibër, në ish-palestrën e volejbollit pranë Shkollës së Mesme Profesionale në qytetin e Peshkopisë.
5- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakante në këshillat bashkiak.