Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të Vendimit Nr.4, datë 21.02.2020, “Për miratimin e mënyrës së asgjësimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet  për  Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 30.06.2019”, VKM Nr.215 datë, datë 12.3.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Nr.47, datë 22.1.2020, të Këshillit të Ministrave,” Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2020 në njesitë e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të akteve ligjore të vendosura nga Këshilli i Ministrave në kuadër të luftës anti-COVID-19, kërkon të punësojë personel shtesë të përkohshëm për pozicionet e punës, si më poshtë;

1.   Specialist / Logjistike në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore

  1. Me afat kohor punësimi: 10 për 2 muaj;
  2. Kritere të veçanta të përzgjedhjes:
  • Të ketë arsim të lartë, avantazh ekonomik, juridik.
  • Avantazh të ketë përvojë pune në këtë fushë.
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe manaxhimi.
  • Të përdorë lehtësisht programet bazë kompjuterike.

Punonjës Mbështetës

  1. Operatorë

a.Me afat kohor punësimi; 5 për 2 muaj

b.Kritere të veçanta të përzgjedhjes:

  • Të ketë arsim të mesëm.
  • Të zotërojë shumë mirë programet bazë kompjuterike.
  • Avantazh të ketë përvojë në hedhjen e të dhënave.
  1. Punëtor

a.Me afat kohor punësimi ; 35 për 2 muaj

b.Kritere të veçanta të përzgjedhjes:

  • Të ketë arsim të mesëm.
  • Avantazh të ketë përvojë në këtë fushë.

Kandidatët që do të aplikojnë në pozicionin e punës si Specialist, duhet të paraqesin deri më datë 11.06.2020, në Zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentacionin si vijon:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Dokument identifikimi;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore
  • Curriculum Vitae;
  • Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje). Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Dëshmi kualifikimi (fotokopje);
  • Librezë pune ose vërtetim zyrtar për periudhën kohore të punësimit, në se ka vjetërsi pune.