Trajnimet e KQZ nën çertifikimin BRIDGE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Akademia e Studimeve Politike nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi në kuadër të angazhimit për adaptimin dhe përfshirjen e kurrikulës BRIDGE në proceset e planifikimit strategjik të trajnimit dhe edukimit qytetar për proceset zgjedhore. Ky program mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe do të zbatohet nën ekspertizën e organizatës “IDEA International” me qendër në Suedi.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z. Klement Zguri, vlerësoi rëndësinë e këtij programi për rritjen e kapaciteteve institucionale në funksion të planifikimit, organizimit dhe administrimit të proceseve zgjedhore sipas standarteve më të mira ndërkombëtare.
Akademia e Studimeve Politike, si një partner i hershëm i KQZ, do të ofrojë kapacitetet dhe eksperiencën e saj për adaptimin e kurrikulës në kontekstin shqiptar dhe krijimin e premisave për zbatimin e një trajnimi të mëtejshëm çertifikimi të ekspertëve shqiptarë.
Programi i cili starton në javët në vijim me kurset e para të trajnimit mbi metodologjinë e planifikimit strategjik dhe kurrikulën ndërkombëtare BRIDGE, në fazën e dytë të tij do të realizojë certifikimin e ekspertëve shqiptarë të cilët do të zbatojnë standartet BRIDGE në trajnimet që zhvillohen për trupën zgjedhore dhe grupet e tjera të interesit në Shqipëri.