Tiranë, më 24.02.2011

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ-së) organizoi dje nje takim me delegacionin e Keshillit te Evropes dhe perfaqesues te subjekteve politike prane KQZ-së per te prezantuar planin e veprimit të asistences parazgjedhore që Keshilli i Evropes do të zbatojë në Shqipëri në kuadrin e zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.

Ky plan veprimi ështe mbështetur në kërkesën e paraqitur nga KQZ pranë KiE dhe implementimi i tij do të bazohet në eksperiencën e Këshillit të Evropës në këtë fushë në rajon.

Komponentët kryesorë të planit përfshijnë:

Asistencë/mbështetje teknike për KQZ-në
Programi synon rritjen e kapaciteteve të administrimit zgjedhor në mënyrë të qëndrueshme dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për zgjedhjet.

Ndihmë për sektorin e trajnimit të KQZ-së për realizimin e programit të trajnimit të trajnerëve për komisionerët zgjedhorë në KZAZ dhe KQV
Mbështetje për krijimin e një forumi professional për komisionerët zgjedhore
Ndërgjegjësimin e votuesve: edukimin e votuesve, duke u fokusuar ne veçanti në votuesit për herë të parë.
Mbulimin zgjedhor nga mediat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve