Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, kërkojmë marrjen e masave për zhvillimin e mbledhjes së KQZ-së me datë 10.06.2019, ora 12.00, të thirrur nga Denar Biba, Zv.Kryetar i KQZ-së dhe z.Bledar Skënder, anëtar i KQZ-së, me këtë rend dite:
1.”Për shpërndarjen e fondeve partive politike te regjistruara si subjekte zgjedhore në zgjedhjet vendore 2019”
- “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ nr. 79, nr. 89, anëtarit të emëruar kryesisht të KZAZ nr. 3 dhe sekretarit të emëruar kryesisht të KZAZ nr. 15, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.