Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 08.05.2019, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt – vendimeve:
- “Për miratimin e udhëzuesit dhe formatit të standartizuar të raportimit financiar të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Ares Ypi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
- Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik Z. Leonardo (Altin) Gjovalin Nikolli, anëtar i këshillit të bashkisë Mirditë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
- Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillin bashkiak Shkodër, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
- “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.1, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.2, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.3, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.4, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.5, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.6, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.8, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.