Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, date 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Neni 18 “Plani vjetor i pranimit në shërbimin civil” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.108, datë 26.02.2014 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil.”
Për periudhën Janar 2015 deri Dhjetor 2015, në shërbimin civil të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, deri tani do të rekrutohen në vendet vakante 2 nëpunës civil të kategorive dhe klasave të ndryshme si më poshtë:

1- në pozicionin “Nëpunës civil të kategorisë së mesme drejtuese”, 1 (një) vend vakant, klasa “drejtor drejtorie”, – Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore;

2- në pozicionin “Nëpunës civil të kategorisë ekzekutive”, 1 (një) vend vakant, klasa “specialist”;

a) – Specialist në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore dhe Edukimit të Zgjedhësve.