Të nderuar anëtarë,
Komisioni Rregullator, ditën e shtunë, më datë 31.10.2020, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt-vendimit:
- “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.
KRYETARE E KOMISIONIT RREGULLATOR
Ilirjana NANO