Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 30.06.2020, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt-vendimit:

  1. “Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”.
  2. Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së komitetit përfaqësues, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.01.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar”.
  3. Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së komitetit përfaqësues, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “ Për krijimin e regjistrit kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”
  4. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojne funksione publike”.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve

Materialet e Mbledhjes

                                                                                                                                                                           KRYETAR

                                                                                                                                                                     Klement ZGURI