Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 21.02.2020, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt-vendimit:
- “Për miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019.”
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.
KRYETAR
Klement ZGURI