Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 10.03.2020, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt-vendimeve:
- Vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës së 12 nismëtarëve, me objekt “Për fillimin e procedurave për referendum të përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë”.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
- “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020”.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.
KRYETAR
Klement ZGURI