NJOFTIM

 

Për Procedurën “Pranimi në shërbimin civil” për pozicionin e punës, specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, kategoria e pagës IV-a

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV pika 2, po ju njoftojmë se;

Procedura për konkursin “Pranimi në shërbimin civil”, për 1(një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive në pozicionin e punës, specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të kandidatëve mbyllet pa kandidatura.

 

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

 

 

Tiranë, më 30.10.2019