Për përfundimin e procedurës të shpallur Lëvizje paralele për 2 (dy) pozicionet e punës, specialistë në Drejtorinë e Financës, pa kandidatë.
Për procedurën e shpallur lëvizje paralele për 2 (dy) pozicionet e punës specialistë në Drejtorinë e Financës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit, nuk u paraqit asnjë kandidat.
Sa më sipër, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, ashtu siç është parshikuar dhe në njoftimin e publikuar, nëse rezulton të mos ketë kandidatura, do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, “Pranimi në Shërbimin Civil”.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë më 13.11.2017