Ora 17.00- Informacion mbi përgatitjen e procesit zgjedhor për kryetar të bashkisë Dibër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se situata për tërheqjen e bazës materiale nga Komisionet e Qendrave të Votimit pranë KZAZ-së, nr. 19, ka përmirësim.
Nga 118 KQV kanë mbetur ende pa tërhequr bazën materiale zgjedhore 50 Komisione të Qendrave të Votimit.
Mbetet problem mos paraqitja pranë KZAZ-së 19, për tërheqjen e bazës materiale zgjedhore e dy Komisioneve të Qendrave të Votimit në zona të largëta, përkatësisht Komisioni i QV-së 1232 në Zall-Dardhë dhe komisioni i QV-së 1173 në Fushë-Cidhen.
NJOFTIMPËR SHTYP 10.09.2016
