Ora 20.00- Informacion mbi përgatitjen e procesit zgjedhor për kryetar të bashkisë Dibër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se e gjithë baza materiale zgjedhore u mor në dorëzim nga Komisionet e Qendrave të Votimit pranë KZAZ-së, nr. 19, Dibër.
Administrata e KQZ-së e cila ndodhet në Dibër, ka bërë trajnimin e komisionerëve të Qendrave të Votimit, të cilët u paraqitën për të tërhequr bazën materiale zgjedhore pranë KZAZ-së, nr. 19.
Me tërheqjen e bazës së materialeve zgjedhore nga komisionerët e të gjitha qendrave të votimit të ZAZ-së nr. 19, në Dibër, fillon faza e përgatitjes së Qendrave të Votimit.
Të gjithë Qendrat e Votimit duhet të jenë të hapura dhe të fillojë procesi i votimit në orën 07.00, të ditës së djelë.
Njëherazi, të gjithë sekretarët e qendrave të votimit duhet të komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me KQZ-në, për të përcjellë informacionin nw dinamikw për ecurinë e procesit të votimit.
KQZ sjell në vëmendjen dhe i inkurajon komisionerët, që të zbatojnë me përpikmëri dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ, në funksion të mbarëvajtjes së procesit të votimit ditën e zgjedhjeve.
Faleminderit!
NJOFTIMPËR SHTYP 10.09.2016
