Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbeldhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
-“Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Qershor 2017”. KQZ vendosi të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.06.2017.
-Për verifikimin e deklarimeve ne formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik, anëtar në Këshillin e Bashkise Pukë Z. Bibë Kolaj, në zbatim tël ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, shtyrë nga mbledhja e datës 07.02.2017”. KQZ vendosi të shpallë pavlefshmërinë dhe ndërprerjen e parakohshme të mandatit si anëtar i Këshillit Bashkiak Pukë, z. Bibë Kolaj.
-Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak për:
1.Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, zj. Lirije Col Jani
2.Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, z. Ermir Adriatik Bego
3.Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, z. Naim Lutfi Halili
4.Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, zj. Genta Petrit Mezini
5.Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, z. Abdyl Bujar Sarja
6.Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, zj. Eni Dashnor Pëllumbi
7.Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, zj. Gerta Sefedin Pëllumbi
8.Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, zj. Laureta kastriot Sinanaj
9.Qarku Kukës, Bashkia Kukës, z. Jah Sali Spahia