Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore nr.17 deri tek kerkesa ankimore nr.57 përveç kërkesave nr.33 dhe nr.38 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike“.
- KQZ vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesave ankimore; nr. 17, nr.18, nr.19, nr.20, nr.21, nr.22, nr.23, nr.24, nr.25, nr.26, nr.27, nr.28, nr.29, nr.30, nr.31, nr.32, nr.34, nr.35, nr.36, nr.37, nr.38, nr.39, nr.40, nr.41, nr.42, nr.43, nr.44, nr.46, 47, nr.48, nr.49, nr.50, nr.51, nr.52, nr.53, nr.54, nr.55, nr.56, nr.57, të depozituar nga subjekti Binda Demokratike.
- Për kërkesën ankimore nr. 45, KQZ vendosi mospranimin për shqyrtim.
Gjithashtu, KQZ shqyrtoi:
- “Kërkesa ankimore nr.16 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia “Bindja Demokratike”. KQZ vendosi pushimin e shqyrtimit.
- “Hedhja e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.58, depozituar nga subjekti partia ‘Kombetare Konservatore Albania”. KQZ pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës, vendosi kalimin për shqyrtim.
- “Hedhja e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.59, depozituar nga subjekti partia ‘Aleanca Demokratike e Shqipërisë”. KQZ pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës, vendosi kalimin për shqyrtim.