Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit News 24, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit News 24, për akreditimin e 72 operatorëve dhe gazetarëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit Shqiptar, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Radio-Televizionit Shqiptar, për akreditimin e 131 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit A2CNN, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit A2CNN, për akreditimin e 58 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Ora News, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit Ora News, për akreditimin e 45 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale për akreditimin e 461 vëzhguesve afatshkurtër, për zgjehdjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për shfuqizimin e vendimit nr.848,datë 21.06.2019” Për shyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së nr.85 dhe ZAZ- së nr.87, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendit të numërimit të Votave të ZAZ-së 67, Qarku Korçë, për zgjedhjet për organet e everisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.
- “Për ngritjen e grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ me 4 vota pro dhe 1 kundër, vendosi që Grupet e Numërimit të Votave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, do të përbëhen nga katër aëtarë, dy anëtarë të propozuar nga Partia Socialiste dhe dy anëtarë do të përzgjidhen nga KZAZ-ja me short nga anëtarët e emëruar kryesisht të KQV-ve të KZAZ-së.