Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet:
- “Për miratimin e rezultatit të shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë rezultatin e shoritit duke përcaktuar numrin rendor që do të ketë çdo subjekt zgjedhor në fletën e votimit. (Foto më poshtë)
- “Për caktimin e kohës së transmetimit në radiotelevizionin publik, të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qëndër votimi, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi. Sasia e fletëve të votimit që do të prodhohet duke shtuar 2-përqindëshin mbi numrin e zgjedhësve, gjithsej është 3.606.815 fletë votimi.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Ramazan Asim Gjuzi.
- “Për lirimin dhe emërimin e anëtarve të KZAZ nr.35, KZAZ nr.33 dhe KZAZ nr.40 për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.5, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore Partia Komuniste e Shqipërisë”. KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjketit Patia Komuniste e Shqipërisë dhe ndryshimin e vendimit të KZAZ-së.
- “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.7, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore Partia Ora e Shqipërisë”. KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit Patia Ora e Shqipërisë dhe ndryshimin e vendimit të KZAZ-së.
- “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.8, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore partia Bindja Demokratike”. KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit Patia Bindja Demokratike dhe ndryshimin e vendimit të KZAZ-së.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.10, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore partia Demokracia e Re Europiane”. KQZ vendosi mospranimin për shqyrtim mëtejshëm të Kërkesës Ankimore.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.11, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore partia Emigracioni Shqiptar”. KQZ vendosi mospranimin për shqyrtim mëtejshëm të Kërkesës Ankimore.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.12, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore partia Bashkimi Liberal Demokrat”. KQZ vendosi mospranimin për shqyrtim mëtejshëm të Kërkesës Ankimore.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.13, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore partia Bashkimi Liberal Demokrat”. KQZ vendosi mospranimin për shqyrtim mëtejshëm të Kërkesës Ankimore.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.14, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore partia Uniteti kombëtar”. KQZ vendosi mospranimin për shqyrtim mëtejshëm të Kërkesës Ankimore.
Vendimmarrja për projektvendimin, “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve financiarë dhe audituesve ligjorë të cilët do të kryejnë monitorimin dhe auditimin e fondeve dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore nga subjektet zgjedhore për organet e qeverisjes vendore të vitit 2019”, u shty për në mbledhjen e ardhshme.