Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR, për akreditimin e 32 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qevrisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KRIIK Albania, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e KRIIK Albania, për akreditimin e 11 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qevrisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.2, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore Bindja Demokratike”.
Pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Bindja Demokratike”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 46, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Cërrik, znj. Merita Xhika, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e datës, 26.05.2019.