Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për miratimin e udhëzuesit dhe formatit të standartizuar të raportimit financiar të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi miratimin e formatit të standartizuar të raportimit financiar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, udhëzuesin për mënyrën e raportimit financiar nga Partitë Politike për fushatën zgjedhore dhe udhëzuesin për mënyrën e raportimit financiar nga kandidati për Kryetar Bashkie për fushatën zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Ares Ypi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Ares Ypi.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Krenar Rryçi.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Kostaq Papa.
- Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillin bashkiak Shkodër, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Shkodër, për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumemërore të subjektit politik, Partia Socialiste e Shqipërisë, z. Lush Kol Marku, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.
- “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa pivate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.1, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.2, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.3, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.4, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.5, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.6, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.8, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.