Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- Për një shtesë në vendimin nr.112, datë 27.03.2019 “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar,të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituar dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2019”. KQZ vendosi të miratojë rezultatin e shortit dhe të emërojë ekspertin kontabël, i cili do të auditojë partinë poltike “Lista e Barabartë”, për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin kalendarik 2018.
- “Për regjistrimin e koalicionit “Aleanca Për Shqipërinë Europiane” (ASE), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”. KQZ vendosi të regjistrojë Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, (ASE) si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, me parti pjesëtare të tij si më poshtë:
- Partia Socialiste e Shqipërisë;
- Partia Socialdemokrate e Shqipërisë;
- Partia Demokracia Sociale;
- Partia Aleanca Demokratike;
- Partia Aleanca Arbnore Kombëtare;
- Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane;
- Partia G 99;
- Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet;
- Partia Ardhmëria Shqiptare;
- Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet;
- Partia e Gjelbër;
- Partia Pajtimit Kombëtar;
- Partia Kristian Demokrate;
- Partia Reformave Demokratike Shqiptare;
- Partia e të Drejtave të Mohuara;
- Partia Unitetit Kombëtar;
- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;
- Partia Socialiste e Moderuar;
- Partia Socialpunëtore Shqiptare;
- Partia Demokristiane e Shqipërisë
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Ermal Sefa, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Ermal Sefa.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Blerim Vogli, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Blerim Vogli.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Ismail Çala, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Ismail Çala.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, z. Afrim Pocesti, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, z. Afrim Pocesti.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Klement Çela, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Klement Çela.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Ibrahim Sako, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Ibrahim Sako.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Ferdinant Çobo, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Ferdinant Çobo.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Ylber Valteri, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Ylber Valteri.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Sokol Ruka, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Sokol Ruka.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste Për Integrim, Qarku Tiranë, z. Fatos Kaja, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Fatos Kaja.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Korçë, z. Gentian Çala, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Korçë, z. Gentian Çala.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Indrit Hoxha.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Kujtim Gjuzi.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Koçi Tahiri.
- Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak si më poshtë;
- Qarku Dibër, Bashkia Bulqizë, z. Vehbi Bodini.
- Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Besmi Mulla.
- Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, Christian Demaj.
- “Për lirimin dhe emërimin e sekretarit të KZAZ nr.15, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të lirojë nga detyra sekretarin e KZAZ nr. 15, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, z. Ernest Ndue Bunaj dhe të emërojë Fran Nikoll Ndoj, sekretar të KZAZ nr. 15, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.