Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. Për një shtesë në vendimin nr.112, datë 27.03.2019 “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar,të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituar dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2019”. KQZ vendosi të miratojë rezultatin e shortit dhe të emërojë ekspertin kontabël, i cili do të auditojë partinë poltike “Lista e Barabartë”, për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin kalendarik 2018.
  2. “Për regjistrimin e koalicionit “Aleanca Për Shqipërinë Europiane” (ASE), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”. KQZ vendosi të regjistrojë Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, (ASE) si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, me parti pjesëtare të tij si më poshtë:
  • Partia Socialiste e Shqipërisë;
  • Partia Socialdemokrate e Shqipërisë;
  • Partia Demokracia Sociale;
  • Partia Aleanca Demokratike;
  • Partia Aleanca Arbnore Kombëtare;
  • Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane;
  • Partia G 99;
  • Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet;
  • Partia Ardhmëria Shqiptare;
  • Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet;
  • Partia e Gjelbër;
  • Partia Pajtimit Kombëtar;
  • Partia Kristian Demokrate;
  • Partia Reformave Demokratike Shqiptare;
  • Partia e të Drejtave të Mohuara;
  • Partia Unitetit Kombëtar;
  • Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;
  • Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;
  • Partia Socialiste e Moderuar;
  • Partia Socialpunëtore Shqiptare;
  • Partia Demokristiane e Shqipërisë
  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Ermal Sefa, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Ermal Sefa.
  2. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Blerim Vogli, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Blerim Vogli.
  3. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Ismail Çala, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Ismail Çala.
  4. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, z. Afrim Pocesti, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, z. Afrim Pocesti.
  5. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Klement Çela, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Klement Çela.
  6. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Ibrahim Sako, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Ibrahim Sako.
  7. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Ferdinant Çobo, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Ferdinant Çobo.
  8. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Ylber Valteri, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Ylber Valteri.
  9. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Sokol Ruka, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Sokol Ruka.
  10. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste Për Integrim, Qarku Tiranë, z. Fatos Kaja, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Fatos Kaja.
  11. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Korçë, z. Gentian Çala, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Korçë, z. Gentian Çala.
  12. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Indrit Hoxha.
  13. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Kujtim Gjuzi.
  14. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Koçi Tahiri.
  15. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak si më poshtë;
  • Qarku Dibër, Bashkia Bulqizë, z. Vehbi Bodini.
  • Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Besmi Mulla.
  • Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, Christian Demaj.
  1. “Për lirimin dhe emërimin e sekretarit të KZAZ nr.15, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të lirojë nga detyra sekretarin e KZAZ nr. 15, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, z. Ernest Ndue Bunaj dhe të emërojë Fran Nikoll Ndoj, sekretar të KZAZ nr. 15, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.