Për z. Nazif Sadik Hysa
Me adresë të njohur: Rremull, Mat
Me shkresën nr. 3029 prot., datë 20.07.2020, Këshilli i Bashkisë Mat, ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës nga këshilltari, z. Bledar Nazif Hysa, propozuar nga subjekti politik, Partia Demokracia Sociale.
Referuar nenit 164 të Kodit Zgjedhor, kandidati vijues nga lista shumemërore e Partisë Demokracia Sociale për Këshillin e Bashkisë Mat, të cilit i kalon mandati i ëshilltarit, është kandidati me numër rendor 03, z. Nazif Sadik Hysa.
Referuar nenit 11, të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për çdo kandidat të listave shumemërore për këshillin bashkiak për shkak të plotësimit të vakancave duhet të kryhet, vetëdeklarimi për garantimin e integritetit dhe verifikimi i të dhënave.
Përpara plotësimit të vakancës në Këshillin e Bashkisë Mat, kandidati i listës shumemërore të Partisë Demokracia Sociale, z. Nazif Sadik Hysa, duhet të depozitojë brenda 10 ditëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit.
Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të sipërcituar, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim.
Kandidatit i është dërguar në adresën e njohur si më sipër, njoftimi për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Nga njoftimi i postës, i kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se ky njoftim nuk i është dorëzuar për arsye se adresa e dhënë prej tij në dokumentat e kandidimit rezulton e pasaktë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në nenin 162 të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” ka vendosur të bëjë njoftimin e kandidatit nëpërmjet afishimit publik, për shkak të pamundësisë së gjetjes së një adrese të saktë për të bërë njoftimin e tij. Kjo shpallje do të publikohet edhe në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Data e shpalljes së njoftimit mban datën e mësipërme në ditën e protokollimit të tij. Afati përfundimtar për dorëzimin është 20 ditë nga data e shpalljes të këtij njoftimi.
Me afishimin e kësaj shpallje, kandidati vihet në dijeni për njoftimin e tij për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të sipërcituar, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall faktin e moszgjedhshmërisë.
Formulari i vetëdeklarimit duhet të jetë i plotësuar me kompjuter, në të gjitha seksionet e tij dhe në rast se ndonjë nga pjesët e formularit nuk mund të plotësohet, për mungesë të faktit, atëherë personi duhet të shënojë me vizë (/) atë pjesë, në mënyrë që të shmanget plotësimi apo rregullimi i mëvonshëm i saj, në përputhje me kreun II, pika 7, dhe kreun III, pika 2, e vendimit të Kuvendit nr. 17/2016, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Ylli MERKAJ