1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, neni 25, pika 1, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se; në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka një vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive IV-A (ish III-b), në pozicionin “Specialist (inspektor) në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve”.