Komisioni Rregullator, ditën e shtunë, më datë 05.12.2020, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt-vendimit:

1)      Shqyrtimi dhe miratimi i projektaktit “Përcaktimi i rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e     vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet”.

2)      Shqyrtimi dhe miratimi i projektaktit “Për caktimin e procedurave të përzgjedhjes dhe trajnimit të shtetasve që mund të emërohen kryesisht për plotesimin e vakancës në KZAZ dhe KQV”.

3)      Seancë dëgjimore me përfaqësues të Drejtorise së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Për shkak të situatës së pandemisë, mbledhja do të zhvillohet on-line nëpërmjet platformës Zoom dhe do të transmetohet në kohë reale në platformën YouTube dhe Facebook të KQZ-së.

Linku i faqes në Facebook :     https://www.facebook.com/FaqjaKQZ/

Linku i faqes në YouTube:  https://www.youtube.com/channel/UCzup_L_yVsYGuDHvzml0diA/videos?view_as=subscribe

Materialet e mbledhjes mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.

MATERIALET E MBLEDHJES