Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.24 dhe kërkesës ankimore nr.25, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr.157, datë 23.06.2015 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Klos”, paraqitur respektivisht nga subjekti zgjedhor, Partia Bashkimi Liberal Demokrate dhe Partia Lëvizja e Legalitetit. KQZ vendosi bashkimin e shqyrtimit të dy kërkesave ankimore të cilat kundwrshtonin vendimin nr. 157, tw KZAZ-sw 17. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesave duke lënë në fuqi vendimin nr. 157, datë 23.06.2015 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Klos.
– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit për kërkesat ankimore të depozituara në KQZ nga nr.32 deri në kërkesën ankimore me nr.45, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, sipas objekteve përkatëse”. KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesat ankimore dhe vendosi:
1. Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 33, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Agrare Ambjentaliste.
2. Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 34, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Lëvizja e Legalitetit.
3. Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 35, të paraqitur nga z. Bujar Fezga, kandidat i mbështetur nga zgjedhësit.
4. Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 36, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, partia Unitetit Kombëtar.
5. Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 37, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Fryma e Re Demokratike.
6. Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 38, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Fryma e Re Demokratike.
7. Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 39, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokratike e Shqipërisë.
8. Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 40, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokristiane e Shqipërisë.
9. Kthimin për plotësim të kërkesës ankimore nr. 41, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokristiane e Shqipërisë.
10. Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 42, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokristiane e Shqipërisë.
11. Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 43, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë.
12. Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 44, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare.
13. Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 45, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin e kërkesave ankimore nr. 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53.