“Financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore”
Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi: Transparenca mbron të drejtat e votuesit, publiku ka gjithmonë të drejtë të jetë i informuar.
Luzi: Transparenca parandalon korrupsionin.
Sot, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zj. Lefterije Luzi mori pjesë në seminarin me temë, “Financimi i partitë politike dhe fushatave zgjedhore”, i organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian.
Kryetarja Luzi prezantoi propozimet e KQZ-së për ndryshim në ligjin për partitë politike dhe në Kodin Zgjedhor, ku theksoi rëndësinë e transparencës së financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, si mjet me të cilin parandalohet korrupsioni.
Kryetarja e KQZ-së tha: “Kodi Zgjedhor duhet ndryshuar në mënyrë të tillë që të garantojë transparencën dhe të drejtën e informimit mbi financimin e partive politike. Ligji duhet jo vetëm të parashikojë dhënien e informacioneve të një natyre të përgjithshme, por edhe të japë zgjidhje efektive dhe të përcaktojë sanksione në raste shkeljesh”.
Duke folur për punën që KQZ ka bërë në evidentimin e problematikave por edhe mekanizmat për sigurimin e transparencës së financimit të partive dhe fushatave zgjedhore, zj. Luzi theksoi se; “Duhet të fuqizohet roli i KQZ-së duke i siguruar buxhet dhe burime njerëzore të mjaftueshme për të ushtruar në kohë dhe me efikasitet kompetencat që i jep ligji”.
Më poshtë do të gjeni fjalën e plotë.
Fjala e zj. Lefterije Luzi , “ Rekomandime në Kodin Zgjedhor dhe ligjin “Për partitë politike për financimin e partive politike ”.