Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
Projekt-vendimin – Shqyrtimin e raporteve të auditimit për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore 2015, raporteve të auditimit për financimin e partive politike për vitin kalendarik 2014, dhe vendosjen e sanksioneve administrative.
Projekt-vendimin – Për vendosjen e sanksioneve administrative për partitë politike të cilat nuk kanë depozituar raportet financiare vjetore për vitin 2015, brenda datës 31 Mars të po këtij viti.
KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për në mbledhjen e ditës së Premte, dt. 29.04.2016, në orën 12.00.