Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shumemërore për këshillin bashkiak Fushë-Arrëz në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Fushë-Arrëz për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidates së listës shumemërore të subjektit politik “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”, znj. Lina Martin Doda për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.
Gjithashtu, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për në mbledhjen e ditës së Premte, të projektvendimit “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalenderik 2017”.