Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate publike i bën apel ekspertëve kontabël të liçensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së

për auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2013 nga partitë politike.
Kjo ftesë u bëhet në zbatim nenit 23/2 të ligjit nr. 8580, “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, me qëllim zhvillimin e procedurës për caktimin me short të ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik nga partitë politike.
Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA) përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:
 Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vitet e fundit.
 Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
 Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.
 Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
 Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.
Pas shfaqjes së interesit nga ekspetët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2013 nga partitë politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas publikimit të këtij njoftimi edhe në median e shkruar e ripërsërit këtë ftesë të interesuarit, që të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 01.04.2014, këtë dokumentacion:
1- Kërkesë aplikimi;
2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipercituara.
Janë të lutur të gjithë ekspertët kontabël të cilët plotësojnë kriteret e sipërpërmendura, të aplikojnë pranë KQZ-së dhe të japin kontributin e tyre në realizimin e kësaj detyre të përbashkët që ligji na ngarkon, të gjithëve. Faleminderit !

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE