Lançohet organizata “Gratë në Menaxhimin Zgjedhor”, – KQZ e Shqipërisë, anëtare themeluese
Në ditën e tretë të konferencës së 25-të Trupave të Menaxhimit Zgjedhorë Evropiane u lançua organizata ndërkombëtare, Gratë në Menaxhimin Zgjedhor, (Women in Electoral Management). Trupat e Menaxhimit Zgjedhorë të Shqipërisë, Kosovës, Moldavisë, Gjeorgjisë, Rumanisë, Kanadasë dhe Bosnje-Hercegovionës, duke vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore, arritja e barazisë gjinorë në të gjitha nivelet e administartës zgjedhore, dhe nevojën për advokuar për çështje gjinore, u bënë bashkë në muajin tetor të vitit 2015 dhe iniciuan krijimin e një organizate të re ndërkombëtare.
Qëllimi dhe objektivat e WEM janë ngritja e kapaciteteve të Trupave Zgjedhore për çështjet gjinorë përmes krijimit të një rrjeti bashkëpunimi që do të realizojë studime të bazuara në kërkime dhe statistika gjinore; të shkëmbejë eksperienca vëçanërisht të grave të angazhuara në nivelet e larta të administrimit zgjedhor; zhvillimin e projekteve dh programeve të ndryshme mbi edukimin zgjedhor të qytetarëve.
Kësaj iniciative pritet që shumë shpejt do t’i bashkohen edhe Trupa të tjerë të Menaxhimit Zgjedhor, po ashtu edhe individë të përfshirë në çështjet zgjedhore.