Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyroi dhe miratoi:
– Projekt-vendim, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Tiranë, qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Tiranë, qarku Tiranë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ .
· Aleanca për Shqipërinë Europiane, 42 mandate
· Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 19 mandate
– Projekt-vendim, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Durrës, qarku Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Durrës, qarku Durrës dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ .
· Aleanca për Shqipërinë Europiane, 35 mandate
· Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 16 mandate
– Projekt-vendim, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Lezhë, qarku Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Lezhë, qarku Lezhë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ .
· Aleanca për Shqipërinë Europiane, 22 mandate
· Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 18mandate
· Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 1 mandat
Ndërkohë, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për në mbledhjen e ardhshme të projekt-vendimit, “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licencuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015, si dhe për fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2014”.